'Thikë në trupin e PD'/ Bylykbashi: Nga padia në gjykatë përfiton Edi Rama. Të zhbëhet!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi kërkon tërheqjen e padisë kundër Partisë Demokratike në Gjykatën e Tiranës. 

Në Çim Peka Live, Bylykbashi e quajti "thikë në trupin e PD" padinë e Enkelejd Alibeajt për statutin.  

Nga ajo padi, shtoi ai, përfiton Edi Rama. 

Oerd Bylykbashi: Objektivi është të fitojmë zgjedhjet për demokratët dhe shqiptarët. Ajo padi është një trup i huaj, një ashkël, një pykë, një thikë në plagë. Nuk e asimilon dot trupi i partisë një diçka të huaj siç është një padi. Dhe nuk mund të motivohemi në një proces politik nga ngacmime procedurale. Ne kemi të bëjmë me njerëz. Nuk është histori padish gjyqësore. Nëse ne nuk e heqim atë thikë nga plaga, ajo vazhdon dhe rrjedh. Përgjegjësinë kryesore e ka ai që e ka futur këtë thikë. Do dhembë në fillim, do rrjedhë, por në fund fare plaga do të mbyllet. Dikush është përpjekur ta shohë si kusht, por nuk është kusht. Secili prej nesh ka detyrim për të qenë të vërtetë dhe të drejtë me ata që na kanë dhënë votën dhe kërkojnë fitoren e PD. Ai që përfiton më shumë nga ajo padi është Edi Rama. Nga ajo padi qesharake fiton Edi Rama. Kështu që, është përgjegjësi e kujto individi që ta zhbëjë këtë problem, ta bëjë.