Ekstradimi u refuzua/ Italia insiston: Robinho të burgoset në Brazil, përdhunoi shqiptaren

Edhe pse Brazili refuzoi ekstradimin e ish-futbollistit Robihno i dënuar në Itali për përdhunim, ai nuk do t'iu shpëtojë burgut për krimin e kryer. 

Ishte nata e 22 janarit të vitit 2013 kur Robinho do të bëhej protagonist i një krimi të shëmtuar. 

9 vite më parë, braziliani bashkë me miqtë e tij abuzuan seksualisht me një shtetase shqiptare 23-vjeçare. Pas shumë vitesh shmangie të përgjegjësisë ndaj drejtësisë, duket se ka ardhur koha që ai të paguajë.

Ndërkohë së fundmi, mediat e huaja bëjnë me dije se në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit. Ai u dënua në Itali me nëntë vjet burg.

Ngjarja ndodhi në një klub të Milanos në natën e 22 janarit 2013. Kërkesa për ekstradim është paraqitur në fillim të tetorit, por është refuzuar.

Falë bashkëpunimit juridik, Italia mund të kërkojë transferimin e ekzekutimit të dënimit në Brazil.

Ekstradimi nuk u krye sepse neni 5 i Kushtetutës Federale e përjashton.

“Asnjë brazilian nuk mund të ekstradohet, përveç një personi të natyralizuar, në rast të një krimi të zakonshëm”.

Edhe ai nëse është kryer përpara natyralizimit.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se qeveria braziliane mund të kërkojë që dënimi të zbatohet në burgjet braziliane.

Robinho bashkë me shokun e tij, Ricardo Falco janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë krim ndërsa mësohet se të dy ndodhen në Brazil. 

 38-vjeçari ka luajtur për 4 sezone me fanellën e Milanit në vitet 2010-2014. 

Robinho është aktivizuar edhe për Real Madrid në Spanjë.