VIDEO/ Në shpellën e ‘vdekjes’, turisti injoron paralajmërimet, ndërron jetë

Një turist ka ndërruar jetë pasi u godit nga një bllok i madh akulli, i cili u shkëput nga një shpellë.

Viktima është nga Brazili, ndërsa ngjarja ka ndodhur në shpellën Jimbo në Argjentinë. Turistët injoruan tabelat paralajmëruese të rrezikut dhe u futën në shpellën e mbuluar nga akulli.

Pamjet, e kapura nga një tjetër turist, tregojnë viktimën duke ecur drejt grykës së shpellës nën një akullnajë, ndërsa një nga personat që po e shoqëronte i kërkon të bëjë kujdes.

Papritur ‘çatia’ e akullit u shemb dhe një pjesë e madhe ra mbi turistin. Grupet e kërkim-shpëtimit u njoftuan, por derisa ata arritën, turisti kishte ndërruar jetë.

Vendi ku ndodhi ngjarja është pjesë e Parkut Kombëtar, ‘Tierra del Fuego’.