Zaimi: Rama kërcënon vazhdimisht mediat kritike! Gjermania vuri në dukje ndikimin e Rusisë në BP

Politologu Arbër Zaimi, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv raportet reale te kryeministrit Edi Rama me mediat. Zaimi tha se Edi Rama sot ka pushtet absolut ndërsa shtoi se sot po kërkon të gjejë armiq tek mediat. Sipas tij, Edi Rama kërcënon gazetarët për çdo kritikë që i bëjnë qeverisë.

“Nxori një kërkesë dhe tha se për këtë kërkesë të paplotësuar këta po më kritikojnë. Për 9 vite që nuk e kanë kritikuar i bie që ja kanë plotësuar kërkesat.”-tha Zaimi.

Për samitin e Procesit të Berlinit dhe pretendimeve se Gjermania po intensifikon përpjekjet për të fundosur Ballkanin e Hapur, Zaimi është i mendimit se kjo nismë nuk do fundoset kaq shpejt. Analisti deklaroi se ka një angazhim të Gjermanisë dhe BE-së për të mbrojtur Ballkanin nga influencat ruse.

Përfaqëson një linjë gjeopolitike të influencës në Ballkan që do jetë prezente për sa kohë do jetë prezente marrëdhënia Moskë-Beograd. S’mendoj se fundoset. Ajo që mendoj se po ndodh, është rikthimi i angazhuar i Gjermanisë.

Kanë fokusin tek Ballkani Perëndimor sepse e konsiderojnë si një regjion gjeopolitik që rrezikohet prej zhvillimeve të mundshme të luftës në Ukrainë.

E shohin si vend kur Rusia mund ta përdorë për të zgjeruar konfliktin. Ka një vëmendje të shtuar dhe kjo është mirë për Ballkanin.”-deklaroi Zaimi.