Meksi në Syri Tv: Kompania me lidhje familjare me Ramën në kontratat e AKSHI-t

Avokati Redon Meksi deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se AKSHI ka lidhur kontratë me dy kompani amerikane, dhe njërës prej tyre i kanë kërkuar që të jetë pjesë edhe një kompani shqiptare.

Sipas Redon Meksit, kompania shqiptare është ajo që ka pasur sigurinë e AKSHI-t deri pak kohë më parë dhe kjo kompani del me lidhje shumë të afërta me familjen e kryeministrit Edi Rama.

"AKSHI sot që flasim ka lidhur kontratë me dy kompani amerikane, njëra është e një gjenerali amerikan, tjetra Microsoft që ishte.

Me gjeneralin amerikan, nga burimet e mia, i kanë kërkuar që të jetë një kompani e dytë shqiptare që të bëjë punën.

Kompania shqiptare është ajo që ka pasur security-n e AKSHI-t deri pak më parë. Dhe kompania po të investigohet, del shumë afër familjes së kryeministrit Edi Rama."-tha Meksi.