Erl Murati: Investim personal i Ramës, 'Open Balkan' dëmtoi Kosovën

Gazetari Erl Murati deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se Ballkani i Hapur e ka nxjerrë në dritë të keqe Kosovën gjatë viteve të fundit dhe kjo fatkeqësisht me investimin personal të kryeministrit Edi Rama.

"Sa herë Rama është në krah të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i ka kritikuar personalisht drejuesit kryesor të Kosovës.

Nëse ka një produkt nga Ballkani i Hapur, është që e ka vendosur në dritë të keqe Kosovën në një moment të rëndësishëm për të, pasi është në një fazë negociatash me Serbinë."-tha Murati.

Gazetari Erl Murati tha se kryeministri Edi Rama duhet të mbrojë çështjen kombëtare ndërsa shtoi se tek 'Open Balkan' s'kemi parë asjë produkt pozitiv.

“Mënyra si është zbatuar nisma, kam dryshuar që në fillim për të. S’kemi parë produkte konkrete por vetëm negative për Kosovën.”-tha Murati.