Goditet banda e trafikut të kokainës në Belgjikë, arrestohen shqiptarët, ja si u zbulua grupi

Katër trafikantë droge me origjinë shqiptare janë arrestuar nga autoritetet belge për shkak të një përplasje me armë zjarri të ndodhur në janar të 2021. Përplasja me armë ndodhi mes dy anëtarëve shqiptarë të bandës.

Zbulimi i plotë i grupit erdhi më pas si pasojë e një hetimi të nisur një vit më parë ndaj disa shtetasve nga Guinea të cilët shisnin kokainë në rajonin e Namurit dhe kishin krijuar lidhje me shqiptarët që operonin në të njëjtën zonë.

Sipas hetuesve belgë, pasuria e mbledhur nga shitja e kokainës së këtij grupi nga data 1 dhjetor 2019 deri më 25 mars 2021, kap shifrën e 876,000 eurove.