Scholz mbledh 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama nuk i ndahet Ballkanit të Hapur

Me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz, liderët e Ballkanit Perëndimor, firmosën  sot 3 marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit. Kancelari gjerman deklaroi se këto marrëveshje e bëjnë bashkë rajonin ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u shpreh se Komisioni do japë një fond prej 1 miliard euro për vendet e Ballkanit.

Kancelari gjerman Olaf Scholtz vijoi traditën e paraardhëses së tij, Angela Merkel duke mbledhur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe duke riaktivizuar Procesin e Berlinit. Gjatë samitit, 6 kryeministrat nënshkruan tre marrëveshje, për lëvizjen me karta identititeti, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kancelari Gjerman, dha sërish mesazhin se Europa nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor duke folur edhe për rëndësinë e marraveshje të saponënshkruar në Berlin.

"Që në 2014 Procesi i Berlinit ka dhënë një kontribut vërtet të frytshëm te njërëzit. Rrugë të reja, marrëdhnëie të reja. Sot tregohet serioziteti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për vlerat e Bashkimit Europian. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështetim me çdo kusht përballimin me krizën e energjitike."-tha Scholz.

Samitit të Berlinit, ju bashkua edhe Presidenti i këshillit Europian, Charls Michel dhe Presidentja e Komsionit Europian, Ursula von der Leyen e cila nuk kishte ardhur duarbosh, por me 1 ndihmë 1 miliard euro per vendet e Ballkanit Perëndimor. 

"Kjo krizë e pashembullt kërkon hapa të pashembullt dhe kam kënaqësinë që Komisioni do të japë 1 mld euro në grante si një mbështetje e menjëhershme financiare. Kjo do të miratohet në dhjetor e do të vihet në dispozicion në janar. Do të ndahen në dy pjesë ku 500-shja e parë do të shërbëjë për të mbështetur dhe bizneset në nevojë, për krizën energjitike ndërsa pjesa e dytë do të vendoset në dispozicion për infrastrukturën."

Si mikëpritës i samitit të ardhshëm, në Tiranë, i pranishëm në Konferencë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili ishte i vetmi që përmendi nismën e Ballkanit të Hapur. 

"Është shumë rëndësishme ajo çfarë nënshkruam sot, nuk mund të mos theksoj se këto marrëveshje ishin tri marrëveshje që kishim me padurim ti kishim prej  2-3 vitesh por është bërë një punë e madhe për të bindur gjithkënd që ti nënshkruajë, dhe është një lajm i shkëlqyer që sot patëm tri nënshkrim të rëndësishme të cilat i kishim në kaudër të Ballkanit të Hapur."-tha Rama. 

Përkrah kancelarit gjerman, kryeministri Edi Rama u përball me problematikën e largimeve masive të shqiptareve drejt Gjermanisë. Kancelari Scholtz dhe Presidetja e Komisonit Europian tha se zgjidhja për këto eksode është krijimi i shpresës dhe mirëqenies për qyteatarët në vendet e tyre. 

"Sa i perket lirisë së levizjes për qëlime punësimi është një nga avantazhet me të mëdha të BE, kështu që të gjithë ata që duan të bashkohen me BE, duhet ta pranojnë këtë koncept, të lëvizjes së re. Çfarë të mund të bëjmë që njerëzit të qëndrojnë në vendin e tyre? Përgjigja për këtë është shpresa, nëse i bëjmë gjërat mirë, nëse krijojmë vende pune, kjo është përgjigja"-tha Scholz.. 

"Zgjidhja është të rrisësh standardet e jetesës. Ky është objetivi ynë i përbashkët."-tha Ursula von der Leyen.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Britaninë e Madhe, duke i cilësuar deklaratat për pushimin e Mbreterisë së Bashkuar si një britmë nga çmendina, dhe shënjestrim të një komuniteti për shkak të dështimit të politikave.