Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri: Ambasadorë fasadë, nuk denoncuan korrupsion dhe kanabizimin e vendit

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas deklaratave që kryeministri Edi Rama ka drejtuar kundër qeverisë britanike.

Xhaferri është shprehur se faji i emigrimit masiv është i qeverisë shqiptare por edhe i ambasadorëve që shërbyen si zëdhënës të Ramës duke lejuar kanalizimin masiv të vendit.

Postimi i Xhaferrit:

Deputetët e nderuar në Parlamentin Britanik bëjnë mirë të degjojnë KM e Republikës së Shqipërisë!

Fajin duhet të nisin t'a shohin tek vetja e tyre! Duhet të thërrasin urgjent në komision hetimor përfaqësuesit e Ambasadës së tyre që kanë shërbyer këto 10 vite në Tiranë për të sqaruar raportimet në Foreign Office!

Gjithashtu duhet të investigojnë deklaratat e tyre në mediat Shqiptare, mungesën e denoncimeve në opinionin publik por edhe mbështetjen në evente publike të figurave të korruptuara të administratës Shqiptare!

Nëse këto përfaqësi të shteteve më demokratike në botë heshtnin kur Shqipëria u kanabizua, u përmbyt nga bananet ekuadoriane, u kthye në lavatriçe të miliarda eurove mes Tiranës, çfarë presin të ndodhte? Presin që një fraksion i 750.000 të larguarve mos të arrinin brigjet e tyre të bënin një fraksion të ketyre më lartë?

Këto janë kostot e fasadës që përfaqësitë tuaja kanë bërë keto 10 vite!

Tani organizoni mbrëmjen gala të rradhës të filmit të James Bond, dhe lini në krye të shtëpis duke pritur të ftuarit tuaj atë që akuzohet për mijëra të zeza, përfshi këtu edhe vdekjen e Ardit Gjoklës!

Apo nuk ka vendim apo akuzë nga gjykata apo prokuroria? Shpalleni Non-Grata të paktën!

Tashmë e nisët si praktikë të shpallni njerëz që nuk kanë asnjë akuzë nga drejtësia!

Ksenofobinë lëreni më mirë se ju shkaktoi Brexit që një Zot e di se si do e zgjidhni!