SYRI TV/ Meta: 12 nëntori fundi i regjimit gjobvënës, Rama të japë dorëheqjen sa më parë

Partia e Lirisë i bën thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së 12 nëntorit për të çrrenjosur regjimin gjobvënës.

Kreu i kësaj partie, Ilir Meta sërish i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Rama. Në një konferencë për gazetarët Meta foli edhe  për kandidatët e mundshëm të PL në primaret e demokratëve, të cilët do të  diskutohen në mbledhjen e Kryesisë.

 “Edi Rama të dorëhiqet sa nuk është vonë”.  Kështu deklaroi këtë të enjte kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndërsa theksoi se protesta e 12 nëntorit do ti jap fundë regjimit gjobvenës. Në një konferencë për gazetarët Meta foli edhe  për kandidatët e mundshëm të PL në primaret e demokratëve, të cilët do të  diskutohen në mbledhjen e Kryesisë.

Kreu i PL, Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit Rama të jap dorëheqjen për skandalet sipas tij të rënda që nga fluturimet me charter e deri tek vjedhja e energjisë. Meta akuzoi  Ramën se po qeveris me një bandë hajdutësh.

Gjatë konferencës me gazetarët  Meta njoftoi se kryesia e PL do të vendosë për kandidatët potecialë të kësaj force politike që do tu bashkohen primareve të PD.

Por  kë do të zgjidhte Ilir Meta mes Këllicit Bogdanit dhe Alimehmetit për  Bashkinë e Tiranës?

Kreu i PL i bëri thirrje qyetetarëve ti bashkohen protestës së 12 nëntorit, e cila sipas tij do ti japë fund regjimit gjobvënës.

Meta akuzoi Ramën se ëshytë autor i koncensioneve korruptive i aferës me portin e Durrësit dhe shpopullimit të qëllimshëm të vendit