Laçi zbret Partizanin nga kreu

Laçi ka arritur të mposhtë Partizanin minimalisht 1-0 në shtëpi, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Kurbinasve u ka mjaftuar goli i Serxho Ujkës, i cili ka shënuar me një goditje dënimi falë një super asisti të ish-it të madh të sfidës, Mentor Mazrekajt.

Kurbinasit kanë marrë fitoren e tretë radhazi, teksa aktualisht me këtë sukses, ngjiten në vendin e 6-të me 14 pikë.

Ndërsa të kuqtë e kryeqytetit me këtë humbje e shohin veten të zbritur nga kreu i renditjes me 19 pikë, ku “demat” parakalohen nga Tirana.