EMRAT/ Goditi me thikë kolegun e OSHEE-së në Vlorë, shoqërohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Vlorë, ku si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur shtetasin K. Sh. të dy punonjës të OSHEE-së.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi i dëmtuar. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sipas burimeve për SYRI-n, autori i dyshuar është shtetasi Niko Zhezo dhe i dëmtuari Kastriot Shametaj. 

Ende nuk bëhen të ditura asyet që çuan autorin në plagosjen e kolegut të tij të OSHEE-së. 

Vlorë/ Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.