VIDEO/ Pamjet nga atentati ndaj ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan akuzoi Donald Lu për komplot

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u qëllua në këmbë gjatë një atentati në një tubim proteste.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj 70-vjeçarit, që kishte organizuar një marshim proteste duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Raportohet se një plumb e kapi ish-kryeministrin në këmbë. Ndërkohë të paktën një person tjetër u plagos rëndë.

Mediat kanë publikuar pamjet kur ish-kryeministri futet në një makinë të blinduar dhe dërgohet në spital. Personi që qëlloi me armë është arrestuar.

Khan e la qeverisjen në prill. Ai pati akuzuar Donald Lu se po i bën presion në emër të Amerikës.

Imran Khan pati deklaruar në fillim të prillit se Donald Lu, që shërben si ndihmës/sekretar për Azinë Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit është personi që kërkon rrëzimin e qeverisë së tij.

Në një takim me ambasadorin pakistanez, Lu është shprehur se marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit do përmirësohen nëse largohet Khan.

Lu ka shërbyer si ambasador në Shqipëri.