EMRI/ Mes mijëra të arrestuarve në Angli dhe një shqiptar i dënuar me 18 vite për vrasje

Një person i akuzuar për vrasje është kapur nga policia për shkak se kalonte me gomone kanalin mes Francës dhe Anglisë.

Mësohet se bëhet fjalë për Mariglen Shoshari, 31 vjeç, i cili mbërriti në Kent në tetor pasi gomone me të cilën po kalonte Kanalin u kap nga autoritetet.

Mediat britanike raportojnë se ai u dërgua në ish-godinën e Ministrisë së Mbrojtjes në Thanet, që është kthyer në një qendër përpunimin e azilkërkuesve. Objekti i Manston është vënë në qendër të vëmendjes pasi në të po qëndrojnë 3,500 klandestinë të paligjshëm që janë kapur nga autoritetet, ndërkohë që kapaciteti i tij është vetëm 1,600. Mes mijëra të arrestuarve ishte edhe Shoshari, të cilit iu kërkua të plotësonte një formular pyetësor që u ishte dhënë të sapoardhurve.

Shoshari, pa adresë fikse, u tha autoriteteve se ai ishte dënuar për vrasje dhe krime me armë zjarri në Greqi në vitin 2012 me 18 vjet e gjysmë burg. Si rezultat i asaj që ai pranoi në pyetësor, autoritetet e imigracionit e akuzuan atë për mbërritjen në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht.

Pas më shumë se tre javësh në paraburgim për emigracionin, Shoshari u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Folkestone të mërkurën dhe u deklarua fajtor për veprën penale.

/abcnews.al/