Casemiro i mrekulluar me Ten Hag: Është i fiksuar me fitoren

Casemiro ka dhënë komentet e tij lidhur me trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag.

Mesfushori brazilian, Casemiro kaloi te Man United gjatë verës, kur edhe nisi punët me trajnerin Ten Hag.

Holandezi e ka mrekulluar ish-lojtarin e Real Madrid, sidomos për fiksimin e tij me fitoren.

“Fiksimi i tij me fitoren është ajo që më surprizon më së shumti”, ka thënë Casemiro duke folur për Ten Hag.

“Ai lufton për të fituar diçka… e kam parë vetëm tek pak trajnerë”, shtoi Casemiro.