Zhvarrosja e kufomës/ Rihapen hetimet për 'Renin e Elbasanit'

Prokuroria e Elbasanit rihap hetimet për zhdukjen e Renato Hamzës. Këngëtari njihet ndryshe edhe si  “Reni i Elbasanit”.

Sot është zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit, që dyshohet se është ai.

Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, tashmë zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut edhe pse dyshimet janë se ai mund të jetë eliminuar nga eksponentë të grupeve kriminale.

Kujtojmë se këngëtari i tallavasë, i njohur ndryshe si "Reni i Elbasanit", është parë për herë të fundit më 29 qershor të vitit 2014. Prej kësaj dite nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë e nxori nga shtëpia ku jetonte me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë.