Përmbytje në Uellsin e Ri Jugor, evakuohen 90 mijë banorë

Rreth 90 mijë banorë të qyteteve të Uellsit të Ri Jugor në Australi janë paralajmëruar të largohen urgjentisht nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të ardhshme.

Bëhet fjalë për përmbytjet e katërta më të mëdha në Australi këtë vit.

Sipas parashikimit të meteorologut, qyteti i Forbes, i cili ndodhet në perëndim të Sidneit, nesër mund të goditet nga përmbytjet më të mëdha në 70 vitet e fundit.Advertisement –

Në Uellsin e Ri Jugor, në 24 orët e fundit, ekipet e shpëtimit kanë kryer 15 operacione për të shpëtuar njerëzit nga zonat e përmbytura.

Australia ka ndarë 1.3 miliardë dollarë për të ndihmuar mijëra banorë, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet dhe në disa raste për t’u zhvendosur në zona më të sigurta.