VIDEO e rëndë/ Berisha: Urrejtje shtazore ndaj të rinjve nga banditët me uniformë të Rama-Çuçit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar aktet çnjerëzore të policëve të shtetit ndaj një të riu në momentin e ndalimit të tij.

Me anë të një video të publikuar në Facebook nga ana i ish-kryeministrit Berisha dallohet qartë dhuna që ushtrojnë policët ndaj një të riu duke e përplasur dhe shtrirë në mes të rrugës, në tejkalim të skajshëm të kopetencave të tyre. 

Urrejtje shtazore ndaj të rinjve nga banditë me uniformë të Rama-Çuçit. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor të tyre!’, shkruan Berisha.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, 32 vjeçari nga Tirana Lear Kurti u vra si pasojë e dhunës së ushtruar nga policët.