Tirana-Egnatia, formacionet zyrtare

Do të startojë në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, sfida Tirana-Egnatia, e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë duan fitoren e dytë radhazi, por edhe me synimin për t’u ngjitur në vendin e parë në renditje.

Ndërsa rrogozhinasit me Shpëtim Duron në krye të pankinës kanë marrë një fytyrë tjetër, teksa synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në kampionat.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Limaj; Hasani, Patrik, Xhixha

Trajner: Orges Shehi

Egnatia: Sherri; Agbekpornu, Atanda, Malota; Fangaj, Hamzat, Mëllugja, Fernando, Musta; Delarzh, Camaj

Trajner: Shpëtim Duro