Rama: Britania si çmendinë, jepuni viza të rinjve tanë dhe dilni nga kriza

Pasi e ka kthyer Shqipërinë në një çmendinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi se Britania e Madhe është kthyer në një çmendinë gjithashtu. Komentet e tij kanë pushtuar faqet e para të medieve britanike.

Ai tha se britanikët po demonizojnë shqiptarët, ndërkohë që janë fajtorë vetë për krizën e emigrantëve. Rama tha se qeveria e tij e keqe nuk ka asnjë faj për largimet masive të shqiptarëve.

Gazeta britanike ‘Telegraph’ madje shkruan se Rama e ka zgjidhjen për këtë krizë.

“Jepuni viza të rinjve shqiptarë dhe do të dilni nga kjo krizë,” tha Rama.

Sipas gazetës, ai sugjeron që Britania të paraqesë një sistem vizash për punëtorët e kualifikuar, siç ka bërë Gjermania dhe të mos merret me retorikën e krimit.

Ai tha se Gjermania e ka bërë këtë gjë me sukses që nga viti 2020.

Hipokrizia është se Edi Rama është i njëjti person që para disa ditësh sulmoi Gjermaninë dhe vendet e tjera se po i marrin Shqipërisë punëtorët e kualifikuar.