U dhunua fizikisht nga infermierja në Pejë, e moshuara dërgohet për ekzaminim psikologjik

E moshuara që u dhunua fizikisht nga infermieria Aurona Pelaj, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë është dërguar në qendrën e shëndetit mendor për ekzaminim.

Në këtë moment e moshuara ndodhet në urgjencën e spitalit të Pejës, pasi me udhëzim të prokurorisë do ti bëhet ekzaminimi psikologjik

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, por dje u bë publike, pas publikimit të një videoje ku duket se infermierja Aurona Pelaj, ushtron dhunë fizike ndaj të moshuarës, që në fakt paguhej që të kujdesej për shëndetin e saj.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar e reja që ushtron dhunë, si dhe dy koleget e saj që ishin të pranishme dhe nuk bënë asgjë për të ndaluar një akt të tillë monstruoz por ju “bashkuan” me të qeshura. Të arrestuara janë Aurona Pelaj Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi.