Moti i keq godet Britaninë, kaos në transportin publik

Moti i keq, me shi të dendur e erë të fortë ka pushtuar Anglinë, duke shkaktuar kaos në transportin publik.

Zona më e prekur është juglindja e Anglisë, aty ku janë bllokuar rrugët në drejtim të Londrës, ndërsa shumica e linjave të metrosë janë përballur me vonesa ose janë pezulluar. Shumë makina janë braktisur në rrugë pasi kanë mbetur të zhytura në ujë.

Ndërkohë, meteorologët kanë paralajmëruar për vijim të kësaj situate, duke rrezikuar që përmbytjet të godasin edhe Skocinë.