Senatori i majtë italian akuzon: Soros dha 1.5 milion euro për aleatët tanë

Senatori i majtë italian, Carlo Calenda, ka ndezur një debat në Itali, pasi ka akuzuar ish-aleatët e tij se kanë marrë 1.5 milion euro donacione nga miliarderi majtist, George Soros. Qëllimi ishte krijimi i një liste antifashiste në në zgjedhje

‘Il Resto del Carlino’

Një milion e gjysmë euro nga George Soros për +Europa për të bërë një “listë të gjatë antifashiste”. Kjo është akuza e bërë nga Senatori italian Carlo Calenda kundër ish-aleatëve të tij. “George Soros ka subvencionuar me një milion e gjysmë euro +Europa”, ka thënë lideri i partisë Azione në bisedë me gazetarin Bruno Vespa, i cili e ka shkruar në librin e tij të fundit, me titull “La grande tempesta. Mussolini, la guerra civile. Putin, il ricatto nucleare. La Nazione di Giorgia Meloni” (Furtuna e madhe. Mussolini, lufta civile. Putin, kërcënimi bërthamor. Kombi i Giorgia Melonit), i cili del në librari nesër, më 4 nëntor.

Me Vespën, Calenda kthehet në ditët e nxehta të prishjes së dyfishtë: atë me Partinë Demokratike të Enrico Letta-s dhe me tashmë ish-aleaten e tij, partinë liberale +Europa. “I them Letta-s që nuk mund të firmosë dy pakte kontradiktore (me Azione dhe me Të Gjelbrit/Të Majtën italiane); dështon axhenda Draghi, bëhet Letta kundër Melonit. Shoh që Della Vedova është totalisht në anën e PD. Nga ana tjetër, i di arsyet, sidomos që financieri George Soros ka subvencionuar me një milion e gjysmë +Europa duke vënë si kusht të padiskutueshëm përpilimin e një liste të gjatë antifashiste. Ma ka thënë disa herë Della Vedova para se të prisheshim”, tregon ish-ministri, sipas fragmenteve të librit të ri të Vespës, botuar në gazetat Libero dhe La Verità.

Pra, donacioni i Sorosit kushtëzohet nga krijimi i listës antifashiste për zgjedhje. Në rastin e +Europa, sigurisht që nuk bëhet fjalë për një “listë të gjatë” pasi lista mbeti nën 3% e nuk arriti mund të flasim për një "dërrasë" duke qenë se nëse lista do të mbetej nën 3 për qind dhe nuk arriti të siguronte as zgjedhjen e lideres Emma Bonino. Gjithmonë në libër vjen edhe përgënjeshtrimi i Benedetto Della Vedova, sekretar i përgjithshëm i +Europa, i cili thotë se nuk ka “marrë kontribute nga Soros, të cilat, në të kundërt, do të ishin bërë publike”. Sipas Della Vedova, fonde kanë marrë “disa kandidatë nga +Europa”, të cilët “morën kontribute direkt nga George Soros për shpenzimet e fushatës elektorale”.

Për sekretarin e +Europa, gjithçka është e rregullt: “Filantropi me origjinë hungareze prej kohësh ndan e mbështet vlerat tona pro-evropiane dhe betejat tona për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Jemi krenarë që disa nga kandidatët tanë kanë kërkuar dhe kanë marrë mbështetjen e tij, sigurisht pa interesa”.

Raportet mes Sorosit dhe Emma Boninos, kryetare e +Europa dhe e Radikalëve, janë të njohura prej vitesh. Libero tregon se si më 2004 eurodeputetja e atëhershme ka marrë nga Soros një çmim të promovuar nga Open Society Institute. Gjithnjë më 2004, vazhdon e përditshmja, Soros i huazoi Listës Bonino dy milion euro për fushatën elektorale për Parlamentin Evropian. Më 2006 edhe një tjetër hua 1.5 milion e përdorur po ashtu për shpenzimet e fushatës elektorale. Pará që, sipas radikalëve, gjithmonë janë kthyer.