Çmendet 66 vjeçari nga Tirana, dhunon vëllanë dhe i shkatërron varrin e bashkëshortes në Lushnjë

Një 60 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi në fshatin Ardenicë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi V. H., 56 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, ka kallëzuar se vëllai i tij, shtetasi F. H., 47 vjeç, i cili sipas deklarimeve të 56-vjeçarit, vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.