Takimi në Berlin, Shehu: Hap në drejtimin e duhur! Kosova po e gjen veten përsëri të barabartë në tryezë

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu thotë se samiti që mblidhet sot në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit është një hap në drejtimin e duhur.

Ai shkruan se zëvendësimi i këtij procesi me Ballkanin e Hapur ishte si të zëvendësosh demokracinë me autokracinë, ndërsa shton se Kosova sot po e gjen përsëri veten të barabartë në tryezë.

“Le te shpresojme se tashme i ka ardhur fundi i te tilla aventurave te rrezikeshme jo vetem per Rajonin tone”, shkruan Shehu.

Deklarata e plotë

Berlini sot, qender e shpreses europiane per Rajonin tone!

Zevendesimi i “Procesit te Berlinit” me “Ballkanin e hapur”, ishte si te zevendesosh demokracine me autokracine!

Bashkimin me percarjen, stabilitetin me konfliktet, Perendimin me Lindjen.

Fatmiresisht tashme askush, as Vucic e Rama, nuk po flasin per “Jugosllavine e Re” te Sebise.

“Procesi i Berlinit” po e fut ate nisem ne arkivat anti europiane, lindore, anti shqiptare.

Kosova po e gjen perseri vendin e saj si e barabarte midis te barabarteve ne ate tryeze europeiste, nen inisiativen dhe kordinimin e BE, te Procesit te Berlinit.

Samiti, qe do te mblidhet sot ne Berlin, me te gjitha treguesit e konkluzionet e priteshme te tij, eshte nje hap tjeter shume i rendesishem ne drejtimin e duhur.

Eshte nje konfirmim i rruges europiane te Rajonit, i interesit europian per te pershpejtuar procesin tone te integrimit.

Eshte pa dyshim nje goditje tjeter ndaj asaj inisiative te Vucic, qe vecse synon hegjemonine politike e ekonomike serbe ne Rajon, percarjen e tij e kthimin drejt Lindjes.

Le te shpresojme se tashme i ka ardhur fundi i te tilla aventurave te rrezikeshme jo vetem per Rajonin tone.

E ardhmja jone nuk mund te jete tjeter pervecse europiane.