", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/03/auto_Collage_Maker-03-Nov-2022-03_02-AM1667465406.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Fjalimi rrëqethës i Messit në dhomën e zhveshjes së Argjentinës para finales së Kupës së Amerikës

Ne e kemi parë Lionel Messin të shënojë gola të jashtëzakonshëm, të japë asistime me mjeshtëri, të mahnitë kundërshtarët me driblime të tij, të ngrejë trofe të panumërta dhe topa të artë, por kurrë nuk e kemi parë atë të mbajë një fjalim të zjarrtë për shokët e tij dhe t’i brohoriste ata para se Kombëtarja e vendit të tij të dalë në fushë për të pretenduar Kupën e Amerikës.

Por tashmë këtë do ta shohim në dokumentarin e ri të Netflix i cili do të dal sot dhe tregon marshimin triumfues të Argjentinës me rivalin e tij të përjetshëm Brazilin me titull: “Eternal: The Champions of America”.

Në fokus të dokumentarit është Lionel Messi i cili ka fokur ekskluzivisht për këtë dokumentar të veçantë.

Fjalët e Messit ishin të zjarrta dhe entuziaste dhe u regjistruan nga kamerat e federatës argjentinase.

Fjalimi i Messit:

‘Ne tashmë e dimë se çfarë ndodh në Argjentinë -Brazil. Nuk dua të them asgjë sonte,vetëm dua t’ju falendëroj djema. Ju faleminderit shumë për këto 45 ditë. Ne bëmë një skuadër të bukur dhe më pëlqyen shumë 45 ditët e udhëtimit, kur u qëndruam në hotele, 45 ditë pa familjet tona.

Dibu (s.s. Emiliano Martinez) lindi një vajzë dhe ai nuk mund ta shihte, nuk mund ta mbante në duar. Chino lindi një djalë dhe e pa vetëm për pak kohë. E gjithë kjo pse? Për këtë moment. Sepse ne kishim një objektiv dhe jemi shumë pranë realizimit të tij.

Dhe e dinë se cila është më e mira? Se gjithçka varet nga ne. Kjo është arsyeja pse ne do të dalim në fushë dhe do të ngremë atë trofe. Do ta kthejmë në Argjentinë për ta shijuar me familjen, miqtë dhe ata që na kanë mbështetur gjtihmonë. Dhe një gjë të fundit. Nuk ka rastësi djema. Ky turne duhej të mbahej në Argjentinë, por Zoti deshi që të bëhej në Brazil që ne ta pushtoni Maracana dhe të jetë më i bukur për ne. Pra dilni me besim dhe qetësi. Ne do ta marrim atë trofe në shtëpi.’