Makinat të përplasura njëra pas tjetrës, aksident i 4-fishtë në Vlorë

Katër makina janë përfshirë në një aksident në rrugën transballkanike në Vlorë.

Në pamje shihen automjetet të përplasura njëra pas tjetrës, ndërsa në vendngjarja ndodhet ambulanca.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.