'Maska dhe armë gjuetie', kapet nje shteas në kërkim, arrestohet edhe një tjetër në flagrancë në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Ja njoftimi i plotë:

Gjirokastër

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. M., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 22.09.2022, në biznesin e tij, në lagjen "Kodra e Shtufit", Gjirokastër, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.

---

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Th. Ll., bagëti të imëta, në fshatin Odrie, Gjirokastër.

---

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", në ngarkim të shtetasit S. L., 21 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër.

Në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, shtetasi S. L. u kap duke drejtuar pa dokumentacionin përkatës, automjetin tip "Volksëagen", në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.