Zbulohen të gjithë pjesëmarrësit e 1/8-tave në Champions League

Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, pas së cilës janë njohur të gjithë pjesëmarrësit në fazën e 1-8-tave të kompeticionit më elitar të futbollit për klube.

Bayern, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Tottenham, Benfika dhe Real Madrid siguruan një vend në 1/8 si fitues të grupeve, ndërsa Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht, Borussia Dortmund, Leipzig kaluan në fazën tjetër të Champions League si nënkampionë , Milan dhe PSG.

Në duelin e drejtpërdrejtë që do të vendoste skuadrën që do të kualifikohej më tej, futbollistët e Milanit mposhtën Salzburgun me rezultat 4-0.

Olivier Giroud kaloi në epërsi kuqezinjtë në minutën e 14-të, ndërsa Krunic realizoi të dytin për kuqezinjtë në fillim të pjesës së dytë..

Sulmuesi francez Oliver Giroud ishte në ditën e tij më të mirë, teksa e çoi rezultatin në 3-0 me golin e dytë në minutën e 57-të, ndërsa Messias shënoi 4-0 në minutën e fundit.

Dinamo kaloi në epërsi ndaj Chelseat me golin e Petkovivit, por blutë e përmbysën rezultatin me Sterling dhe Zakaria (2-1), duke lënë kështu kroatët pa një vend në Europë.

Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes, PSG mposhti Juventusin në Torino me rezultat 2-1 (Bonucci 39' / Mbappe 13', Mendes 69'). Mirëpo ky triumf nuk i shërbeu skuadrës franceze, pasi u rendit pas Benfikës në grupin H.

Pavarësisht humbjes, Zonja e Vjetër do të vazhdojë garën në Europa League, duke qenë se Benfica mposhti Maccabin me rezultat 5-1 në Haifa. Vlen të theksohet se pas nëntë muajsh pas një dëmtimi të rëndë në gju, në fushë është rikthyer lojtari më i mirë i Juventusit, Federico Chiesa.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve: