VIDEO/ Sërish aksion në Vlorë, FNSH dhe blutë e qytetit nisin kontrollet

Policia dhe FNSH kanë zbarkuar sërish këtë të mërkurë në Vlorë. Kjo është e disata herë që Policia dhe FNSH brenda dy javësh po kryejnë operacione dhe kontrolle të njëpasnjëshme në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se po zhvillohen kërkime për kapjen e personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë që qyteti i Vlorës gjatë muajit të fundit ka qenë nën mbikëqyrje të rreptë të uniformave blu.