Flet vajza e së moshuarës që u dhunua në Pejë: Paguajmë 600 € në muaj. Ky është fundi i botës!

Vajza e gruas së moshuar që u dhunua në qendrën e azilit në Pejë nga një infermiere ka folur rreth këtij rasti.

Përkundër emocioneve, Zheneta Nura tregoi gjendjen e saj psiqike pasi mësoi publikimin dhe momentin se si mori rrugën të menjëherë drejt Pejës.

Veç kësaj, ajo shtoi se automatikisht, me të arritur në qendrën "Orenda", e kishte tërhequr nga aty. 

Nura tregon gjithashtu se familja e saj paguante 600 euro në muaj për shërbime ndaj të ëmës në qendrën private të azilit të të moshuarve. 

"Nuk e di a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës", tha ajo në RTV Dukagjini.