'Primaret hap pozitiv', Mediu komenton koalicionin PL-PD për zgjedhtë lokale 2023

Teksa komenton marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të garuar me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2023-it, kryetari i Partisë Republikane pohon se Ilir Meta ka qenë i hapur për të mos pasur pretendime në këtë koalicion.

I ftuar në emisionin “Radar” në Abc, Mediu tha se Partia Republikane nuk mendon të garojë me kandidatë më vete në zgjedhjet lokale të 2023-it, ndërsa nënvizon se ka diskutuar deri më tani me kreun e PL-së Ilir Meta.

“Partia Republikane nuk ka arritur ende në diskutime konkrete për kandidatët që mund të propozojë për primaret. Normalisht që nuk do të cënojmë primaret. Nuk kam diskutim me Metën. Meta ka qenë i hapur që mos ketë pretendime në këtë koalicion”, tha Mediu.

Rreth 10 ditë më parë Partia Demokratike nënshkroi marrëveshje me Partinë e Lirisë për të garuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen më 14 maj 2023