Bie nga biçikleta, humb jetën i moshuari në Berat

Një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Poshnje-Kutalli, në vendin e quajtur ‘Qafa e Sqepurit’.

Policia e Dimal, Berat/ Informacion paraprak

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli, në vendin e quajtur ‘Qafa e Sqepurit’, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.