Burimi: Grupi i puçistëve braktisi negociatat me Berishën! Alibeaj ka mëkate mbi krye, skenar i qelbur

Gazetari Genc Burimi deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se grupi i Enkelejd Alibeajt e ka kaluar vijën e kuqe duke braktisur tryezën e bisedimeve.

Sipas tij, Berisha ka përballë një grup puçist që do vulën e partisë ndërsa shtoi se me këtë grup nuk negociohet.

Genc Burimi tha se veprimet e grupit të Enkelejd Alibeajt tregojnë se kemi të bëjmë me një skenar të qelbur.

"Grup puçist që ju ka hedhur në gjyq. Grup që do vulën, partinë, gjithçka. Puçist. S'mund të negociosh me këta.

Për mua duheshin bërë primaret e primareve, a do apo jo baza të negociojë me këtë grup puçist.

Ato njerëz kanë mëkate në krye. Ju sot jeni në një situatë si më 6 mars, ata me të vetët, ju me tuajt. Kjo vjen era puç, skenar i qelbur."-tha Burimi.