Rama injoron ultimatumin e pedagogëve/ Kovaçi: Gati të nisim grevën e urisë. Mesazhi për presidentin

Në orën 16:00 e pasdites së kësaj të mërkure skadoi ultimatumi i pedagogëve ndaj qeverisë shqiptare, për plotësimin e kërkesave të tyre. 

Kërkesat e pedagogëve Edi Rama i injoroi në mënyrë sistematike, madje në mënyrë të paimagjinueshme hodhi akuza të pazakonta dhe baltë ndaj tyre. 

Drejtuesi i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, u shpreh se 30 pedagogë janë gati për të hyrë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kovaçi tha se në grevë ata do të futen bashkë me familjarët e tyre.

Ai ka kërkuar nga presidenti dhe institucionet shqiptare që të garantojnë jetën e pedagogëve dhe familjarëve të tyre, duke shtuar se misioni akademik vazhdon.

“Rreth 30 pedagogë janë gati të hyjnë në gervë urie. Presidenti dhe institucionet të garantojnë jetën tonë. Të na garantohet jeta neve dhe familjarëve tanë. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore në këtë vend. Misioni ynë akademik vijon. Presim përgjigje nga institucionet. Do të futemi bashkë me familjarët në grevë”, u shpreh Kovaçi.