", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/02/auto_FOTO79_11667405580.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Pamje të rënda/ I riu shtrihet në tokë nga policia, efektivi i përplas kokën në trotuar

Një aksion duket se është zhvilluar sot në Durrës nga efektivët e Policisë së Shtetit. Siç duket në pamjet e "JOQ", një person është shtrirë në tokë, ndërsa mbi kokë ka disa efektivë policie me armë në duar.

Por arma, nuk është ajo që është më e frikshme. Në sekondat e para të videos, i riu tërhiqet zvarrë nga Policia, madje në një moment ia përplasin kokën në trotuar dhe e godasin pa u ndalur.

Por kush është personi në fjalë që është vendosur në pranga dhe ç'faj ka bërë që dhunohet në një mënyrë të tillë?

Ndërkohë që bashkë me të është arrestuar dhe një tjetër i ri, por që nuk dhunohet në të njëjtën mënyrë ashtu si shoku i tij.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit për të dhënë shpjegimin e parë zyrtar, fillimisht lidhur me shkakun e arrestimit dhe më pas, për të zbuluar se kush janë dhunuesit e të riut.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)