Zelensky: Si të negociojmë me rusët, sot na kanë sulmuar me 54 raketa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i është përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me mundësinë e bisedimeve për paqe me Rusinë.

“Nuk kemi kohë për diplomaci. Ata gënjejnë, kjo nuk është diplomaci. Thonë se duan lidhje diplomatike dhe të ndalin luftën, por kjo është gënjeshtër. Mbrëmë thanë se janë të gatshëm dhe se Ukraina nuk është e gatshme, por sot na kanë sulmuar me 54 raketa. Janë të çmendur. Kanë mendje të sëmurë. Për çfarë flasin nëse na sulmojnë me 54 raketa në gjysmë të ditës? Mendoj se jetojnë në një planet tjetër”, shtoi Zelensky.

Gazetari e ka pyetur nëse kjo do të thotë se nuk ka kompromis, dhe vetëm fitore, presidenti ukrainas është përgjigjur shkurt.

“Nuk bëhet fjalë për kompromis, natyrisht se fitorja ka rëndësi. Por duhet bërë disa hapa mbrapa”, shtoi Zelensky.

Në anën tjetër, forcat ruse kanë intensifikuar sulmet ajrore duke goditur kështu infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ku si pasojë qindra vendbanime kanë mbetur pa rrymë e ujë.