Mos e humbisni perlën e Kapexhiut: Alibeaj e Bardhi në ngërç parazgjedhor

Mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu ka publikuar karikaturën e radhës që shpjegon mjaft qartë situatën qesharake në të cilën ndodhen deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi pas prishjes së negociatave për bashkimin me Partinë Demokratike për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.

Ditën e djeshme Alibeja dhe Bardhi u tërhoqën nga negociatat me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dhe njoftuan se do të dalin me kandidatë të tyre në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Por çështja qëndron se vërtetë Alibeaj dhe Bardhi kanë marrë mandatet e deputetëve nga PD, por në të vërtetë ata nuk përfaqësojnë asnjë demokrat dhe me lëvizjen e djeshme ata treguan qartë se janë në politikë vetëm për pazare dhe këtë gjë ua ofron vetëm Edi Rama me sejmenin e tij Taulat Ballën.