VIDEO/ Ekspozita 'Mos harro' për masakrat e gjenocidin: Ragip Zekolli publikon fotot e kriminelëve serbë

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është çelur ekspozita “Mos harro” që dëshmon tmerrin e barbarisë, gjenocidin dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës. Kuratori Ragip Zekolli publikon për herë të parë foto të kriminelëve serbë.

Nga SYRI TV

“Mos harro”, si një thirrje për t’u kthyer tek e shkuara e për të kërkuar drejtësi për gjakun e shqiptarëve të Kosovës. Fotografitë e ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar dëshmojnë historinë e tmerrit, të barbarisë çnjerëzore, të gjenocidit të pandëshkuar të Serbisë, akte të cilat Serbia i ka kryer ndaj popullsisë shqiptare pa dallim moshe e gjinie, në të gjithë hapësirën etnike shqiptare, për më shumë se një shekull e gjysmë gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për okupimin e trojeve etnike shqiptare.

Kuratori i ekspozitës Ragip Zekolli publikon për herë të parë fotografitë e kriminelëve serbë dhe veçon ngjarjet më të dhimbshme. Zekolli thotë se ka ardhur koha për ndërtimin e institutit për gjenocidin, ndërsa institucionet të bëjnë çmos për zbardhjen e ngjarjeve tragjike dhe të trupave të pagjetur.

I pranishëm në çeljen e ekspozitës ishte dhe drejtori i Muzeut Historik, Dorian Koçi, i cili u shpreh se fotografitë janë dëshmi e rëndësishme në veçanti për të rinjtë, për njohjen e historisë.

Gazetare: E. Xhemali 

Operator: V. Selamaj 

Montazhi: O. Demo