E vetmja skuadër pa humbje në 5 ligat më të forta të Evropës

Në pesë ligat më të forta të futbollit në Evropë ka mbetur vetëm një klub që nuk ka pësuar ende asnjë humbje. Ky është Paris Saint Germain.

Më parë, Napoli ishte në mesin e të pamposhturve, por në ndeshjen finale të javës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, skuadra e Luciano Spallettit u mposht nga Liverpooli me rezultatin 2-0.

PSG ka 15 fitore dhe katër barazime në 19 ndeshje këtë sezon.

Mbrëmjen e sotme ekipi i Christophe Galtier do të takohet me Juventusin në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Champions League.