Minarolli: Procesi i regjistrimit ka nisur prej 18 tetorit. PD nxit pjesëmarrjen e simpatizantëve në primare

Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Ervin Minarolli ka njoftuar se procesi i regjistrimit të simpatizantëve është i hapur prej datës 18 tetor dhe do të mbyllet 5 ditë para datës së zgjedhjeve.

Në sqarimin e tij, Minarolli thekson se PD nxit pjesëmarrjen e simpatizantëve në zgjedhjet për primare.

Minarolli: Neni 25/ quhet simpatizant çdo qytatar që mbështet politikën apo veprimtarinë e Partisë Demokratike dhe voton për të. Prandaj PD nxit pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje.

Procesi i regjistrimit të simpatizantëve është i hapur që në datën 18 tetor dhe do të mbyllet 5 ditë para datës së zgjedhjeve.

Regjistrimi i kandidatëve kryhet nga njësia bazë e PD që është seksioni. Krytari, sekretari apo nënkryetari i seksionit në bashkëpunim me krytarin, sekretarin apo nënkryetarin e grupseksionit bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e simpatizantëve.

Formularët janë fletë unike me numër serial, me kondrabiletë. Në momentin e regjistrimit simpatizanti merr kondrabiletën të vulosur në të dyja pjesët e saj.

Çdo simpatizant që do të jetë pjesë e përzgjedhjes nga primaret e PD duhet të kontaktojë degën e PD për t’u regjistruar.

Të gjitha këto të dhëna hidhen në një regjistër në format elektronik në Partinë Demokratike dhe do u shprëndahet degëve para votimit.