EMRI/ Aksidentoi për vdekje turisten franceze në Vlorë, arrestohet 24 vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar 24 vjeçarin Kristi Dano banues në fshatin Oshtimë pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje një çif turistësh francez me biçikleta, ku gruaja ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

- K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar   2 shtetas francezë që udhëtonin me biçikleta, shtetasen V. K., e cila humbi jetën në vendgjarje, dhe shtetasin F. M., i cili ndodhet në spital;

- K. D., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar shtetasen N. B., e cila ndodhet në spital.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.