Vrau kolegun, shtyhet sërish seanca ndaj Ludian Zajmit, ja çfarë thotë avokati…

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën Penale të Tiranës ndaj Ludjan Zaimit, efektivit që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi në komisariatin nr 3.

Shkak u bë gjendja shëndetësore e të pandehurit, ndërsa seanca e radhës u caktua më 14 nëntor. 

25-vjeçari pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi, e qëlloi këtë të fundit me të paktën shtatë plumba.

Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen dhe në datën 2 nëntor,  ndërsa hetimet nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë përfunduar disa javë më parë.

Mbrojtja ka paraqitur edhe argumenta sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit 2022 brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, në kohën kur po ndërroheshin turnet.

Prokuroria e akuzon ish-policin për "vrasje të punonjësit të policisë" ndërsa mbrojtja ka pretenduar se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënieve personale mes dy kolegëve.