Rusia i kthehet marrëveshjes për eksportimin e grurit

'Rusia do të vazhdojë pjesmarrjen e saj në marrëveshjen për eksportimin e grurit të Stambollit pasi ka marë garanci të mjaftueshme' është shprehur Ministria ruse e Mbrotjes.

Pezullimi i përkohëshm i marrëveshjes u njoftua fundjavën e kaluar pasi Kievi sulmoi anijet e Flotës së Detit të Zi dhe anijet civile në ujërat e Sevastopolit, siç njoftoi Moska.

Sipas deklaratës së Ministrisë ruse, Ukraina ka dhënë garancitë e nevojshme me shkrim për të mos përdorur Korridorin e Sigurisë  të Detit të Zi për operacione ushtarake kundër Rusisë, të cilat janë marrë me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Falë pjesëmarrjes së një organizate ndërkombëtare (OKB-së), si dhe ndihmës së Turqisë, u bë e mundur të merren garancitë e nevojshme me shkrim nga Ukraina për mospërdorimin e korridorit humanitar dhe porteve të Ukrainës, të cilat janë identifikuar në interes të eksportit të produkteve bujqësore, për të kryer operacione ushtarake kundër Federatës Ruse, të cilat u dërguan në qendrën e përbashkët të koordinimit më 1 nëntor 2022”, thuhet në një deklaratë të ministrisë ushtarake ruse.