Presidencës i hapet oreksi për fonde/ Kërkojnë 490 milionë lekë më shumë se shifra e planifikuar

Presidenca ka kërkuar rreth 490 milionë lekë më shumë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Shqetësimi i tyre kryesore është riskontruksioni i godinës.

Florian Kali, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, është ankuar për lagështinë në katin e parë të institucionit. Gjithashtu ai ka kërkuar një rritje të shpenzimeve për veprimtarinë e Presidentit, që bëhet fjalë për 50 milionë lekë.

“Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit. Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona”, ka thënë Florian Kali, sekretari i përgjithshëm i Presidencës.