Formula 1 në zi, humb jetën ish-drejtori i Ferrarit

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Mauro Forghieri, ish-drejtor teknik i Ferrarit.

Në kohën e drejtimit të Mauro Forghieri Ferrari fitoi shtatë tituj kampion në Formula 1.

Mauro Forghieri ishte një inxhinier italian, projektues i makinave të Formula 1, drejtor teknik i Scuderia Ferrari nga 1962 deri në 1971 dhe nga 1973 deri në 1984.