Ballkani niset drejt Rumanisë, nesër luan ndaj Cluj

Kampioni i Kosovës, Ballkani, është nisur drejt Rumanisë.

Ballkani, nesër do të luajë kundër CFR Cluj në kuadër të Conference League, e cila do të jetë edhe ndeshja e fundit në garën evropiane.

Mundësia që Ballkani të kualifikohet tutje është shuar pas humbjes që suhareksit e pësuan nga Slavia Praga në “Fadil Vokrri”.

“Xhebrailat” gjenden në vendin e fundit të Grupit G me katër pikë të grumbulluara, pasi kanë një fitore, një barazim dhe tri humbje.