Plani i qeverisë britanike: Shqiptarët do të deportohen sapo të mbërrijnë

Ministrat britanikë po hartojnë një plan që synon deportimin e mijëra azilkërkuesve shqiptarë thuajse menjëherë sapo të mbërrijnë.

Kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail, sipas të cilës, plani i qeverisë britanike është lehtësimi i krizës në vend.

Qëllimi i deportimit të shpejtë është që shqiptarët të mos kenë kohë të apelojnë vendimin e largimit nga vendi.

Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar natën e kaluar se çdo përpjekje për deportimin e shpejtë të shqiptarëve do shkelte ligjin ndërkombëtarë.

“Si mund të ushtrosh të drejtën e apelimit kur nuk je në Britani? Kjo është ekstragjyqësore dhe bie në kundërshtim me Konventën e Refugjatëve,” tha një ekspert për Daily Mail.

Po ashtu do ketë pikëpyetje edhe mbi aftësinë e sistemit për të përshpejtuar gjërat.

Taksapaguesit britanikë paguajnë aktualisht 7 milionë sterlina në ditë për të strehuar dhjetëra-mijëra azilkërkues.

Shumica e personave që po kalojnë me gomone La Manshin janë shqiptarë.