Këlliçi: Kush përjashton votën e lirë nuk ecën para. Është një kusht i papranueshëm

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi njëkohësisht një nga kandidatët e që është futur në primaret e opozitës për bashkinë e Tiranës, ka komentuar letrën e sotme të grupit ‘Alibeaj’ që ka vendosur të braktisë negociatat për bashkim dhe duan të dalin në zgjedhjet e 14 majit.

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Këlliçi u shpreh se kush përjashton votën nga një forcë politike nuk mund të ecë përpara.

Duke komentuar momentin e deklaratës së grupit ‘Alibeaj’ Këlliçi u shpreh se ky është momenti që pikërisht i volit Ramës.

‘Ne i qëndrojmë moralit, votës, si thelbi i zhvillimit dhe ecjes përpara çdo shoqërie, sepse ajo është kontrata me zgjedhësin. Përsa kohë nuk ka vullnet që të pranohet vota e lirë si mekanizëm brenda një force politike, unë nuk gjykoj se mund të ecet përpara.  

Kush përjashton votën e lirë, votën e simpatizantëve në këtë rast është një kusht që nuk mund të prevalojë mbi këtë interes. Më vjen keq për këtë vendimmarrje, por në fund të ditës treni do të shkojë në destinacion. Kushdo ti bashkohet ok, kush nuk do, kështu e ka jeta.

Nuk e di se si mundet se si një politikan të marrë një vendim të tillë.

Kush është mbledhur sot? Ku janë mbledhur? Se kemi vetëm një komunikim me ËhatsApp.

Kush fiton në fund të kësaj situate me perceptimin që PD është e përçarë, fiton Rama dhe Veliaj.

Pak rëndësi ka vendimi i gjykatës, unë llogarinë e kam me shumicën e PD-së dhe demokratët. Gjyata nuk më përcakton mua se kë zgjedh unë për kryetar partie’, u shpreh Belind Këlliçi në ‘A Show’ në SYRI TV.