Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet futbollisti i Bayern Munich

Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Benjamin Pavard së fundmi. Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich, me të cilin gjithashtu nuk duket i gatshëm të diskutojë rinovimin. “Sky Sport” madje raportoi se performanca e tij në stërvitje ishte një hap më poshtë. Dhe për t'i bërë gjërat edhe më keq, 26-vjeçari francez ka shtuar pengesat ekstrasportive.

 

Gazeta “Bild” zbulon se Pavard u arrestua nga policia, rreth gjashtë javë më parë, në gjendje të dehur në timonin e automjetit të tij. Rezultati: patenta iu bllokua si dhe një gjobë e vendosur edhe nga Bayern Munich. “Bild” siguron se Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit, ka ndërhyrë dy ditë pas incidentit, për të vendosur një gjobë të lartë, pesëshifrore...